Kolonët radikalë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite hynë me forcë në Kompleksin e Xhamisë Al-Aksa me rastin e festës Sukkot.
Drejtoria e Vakëfit në një deklaratë bëri të ditur se 331 kolonë në grupe nga orët e mëngjesit në shoqërim të policisë hynë me forcë në Al-Aksa, e cila ndodhet në Qytetin e Vjetër të Kudsit.

Më shumë kolonë pritet të hyjnë në Al-Aksa gjatë ditës.

Kolonët hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në Al-Aksa javën e kaluar me pretekstin e festës Yom Kippur.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Izraeli dhe Jordania më 26 tetor 1994, për menaxhimin e kompleksit Al-Aksa kompetente është Drejtori e Vakëfit në Kuds, i cili funksionon nën kujdesin e Ministrisë jordaneze të Vakëfit dhe Çështjeve Fetare.

Megjithatë, autoritetet izraelite e shpërfillin këtë marrëveshje dhe që nga viti 2003 kanë angazhuar në mënyrë të njëanshme policinë dhe pa miratimin e Drejtorisë së Vakëfit, kanë futur me forcë grupe hebreje në kompleksin Al-Aksa.

Administrata e Vakëfit hyrjet e tilla nga grupet hebraike dhe policia i trajton si një ndërhyrje ilegale dhe shkelje e marrëveshjes dhe sovranitetit të institucioneve muslimane.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re