Në kuadër të 7-8 marsit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Naim Frashëri”, mësuesen e ndjerë, Luiza Dule.

Dule humbi jetën në një aksident tragjik në 19 dhjetor 2018, ndërsa ishte duke shkuar për në shkollë.

“Në kuadër të Ditëve të 7 dhe 8 Marsit, vendosa të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, Luiza Dule (pas vdekjes), mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.

Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!” shkruan Presidenti në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re