Qindra mijëra persona morën pjesë në garën e sivjeme tradicionale në ski, e cila u mbajt njëkohësisht në 73 lokacione të ndryshme të Rusisë.

Bëhet fjalë për garën e 36-të me radhë, për të cilën këtë vit mbretëroi një interesim jashtëzakonisht i madh.

Me rastin e eventit të sotshëm, gjatë ditës do të mbahen edhe një sërë garash të tjera, ku numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve mund të shkoj në një milion, raporton aa.

Pjesëmarrësit në garë, të moshës nga 7 deri në 70 vjeçare, u përshëndetën nga presidenti i Rusisë , Vladimir Putin. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re