Rritet në 771 numri i personave që kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës në Republikën Demokratike të Kongos.
Në radion Okapi, radio e Kombeve të Bashkuara e cila bën transmetime në këtë shtet njoftohet se kolera e cila ka filluar të përhapet në veri të këtij vendi që nga muaji korrik, është përhapur në 21 prej 26 rajoneve të shtetit.
Në deklaratë konfirmohet se numri i personave që humbën jetën nga kjo epidemi është rritur në 771 dhe se ka 40 mijë raste të personave që dyshohet se janë prekur nga kolera.
Zyrtarët njoftojnë se nëpër spitale nuk ka mjedise të përshtatshme higjienike për trajtimin e këtyre rasteve dhe se për këtë arsye epidemia është duke vazhduar të përhapet. Ministria e Shëndetësisë, para pak kohësh kishte njoftuar se 700 persona kanë humbur jetën prej afro 38 mijë të sëmurëve nga kolera.
Sipas Organizatës së Mjekëve pa Kufij kolera është shkaktuar nga mungesa e higjienës dhe ujit të pastër të pijshëm në rajon. aa



Previous article Apple shmang taksat













Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re