Më shumë se 380 persona janë raportuar të vdekur pas goditjes së cunamit që u nxit nga termeti në shkallën 7.5, në qytetin Palu të Indonezisë.

Valët e gjata tri metra mbuluan ishullin Sulaëesi në Palu. Njerëzit kishin ikur me vrap duke bërtitur nga paniku dhe një xhami u rrënua,

Dridhje të tjera pas goditjes vazhduan të prekin qytetin të shtunën. Mijëra shtëpi u shuan bashkë me spitale, hotele dhe qendra tregtar.e

Vendi është duke funksionuar pa energji elektrike derisa shpëtimtarët po mundohen të stabilizojnë gjendjen. Rruga për në Palu është bllokuar pas një rrëshqitjeje të tokës.

Një cunami në vitin 2004, i shkaktuar nga termeti, kishte lënë të vdekur 226,000 persona në ishullin Sumatra të Indonezisë në Oqeanin indian.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re