Edhe gjatë 24 orëve të fundit numri i hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka qënë i lartë. Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit bëjnë me dije se në 24 orët e fundit përmes kësaj pike të kalimit kufitar kanë hyrë në vendin tonë 161 shtetas shqiptarë që do të karantinohen tashmë në banesat e tyre dhe jo më në hotele. Por ajo që vlen të theksohet është numri i lartë i shtetasve shqiptarë që kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës për të shkuar drejt Greqisë. 229 shtetas i janë drejtuar vendit fqinj. Një pjesë e mirë e tyre janë shtetas shqiptarë që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi, ndërsa pjesa tjetër banorë të juglindjes që kanë siguruar një kontratë pune sezonale në vendin fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re