Numri i të vdekurve gjatë tërmetit të muajit të kaluar në kufirin Irak-Iran është rritur në mbi 600 persona, tha të hënën një zyrtar iranian.
Tërmeti me magnitudë prej 7.3 më 12 nëntor shkaktoi vdekjen e 620 personave në provincën Kermanshah të Iranit, tha kreu i institutit të mjekësisë ligjore të provincës, Artin Kemali, për agjencinë e lajmeve të Iranit, Mehr, shkruan aa.
Qyteti i Sarpol-e Zahab njoftoi 559 vdekje, shtoi ai. Tërmeti shkaktoi vdekjen e tetë personave në Irak. Tërmeti u ndje në Turqinë juglindore dhe lindore si dhe në Kuvajt, Siri, Liban dhe Pakistan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re