Nga janari deri në fund të korrikut të paktën 300 banesa janë vjedhur dhe grabitur, ndërkohë policia ka arritur që të zbardhë rreth 200 nga rastet, ndërsa pjesa tjetër është ende në hetim pasi nuk janë identifikuar autorët.

 

Gjatë kësaj periudhe rezultojnë rreth 210 të arrestuar, pasi efektivët përmes kamerave të sigurisë dhe gjurmëve të gishtave kanë dokumentuar grabitjet dhe vjedhjet.

 

Sipas policisë rreziku për vjedhje shtohet sidomos gjatë sezonit turistik, veçanërisht tek pronarët e banesave që kanë biznese të ndryshme. Kjo për faktin sepse autorët gjurmojnë dhe pikasin këta persona, për tu siguruar që gjatë grabitjes të gjejnë sa më shumë para.

 

Sa i takon autorëve ata janë të moshave të reja dhe shpesh herë të dënuar për të njëjtat vepra penale, por nuk mungojnë edhe rastet kur hajdutët janë të mitur.

 

Sipas statistikave peshën më të madhe të vjedhjeve e mban Tirana për shkak të numrit të popullsisë dhe të banesave, por në sezonin turistik shtohen rastet në qytetet bregdetare si Saranda, Durrësit, Vlora etj.

 

Sa i takon operacioneve të policisë, gjatë 6 mujorit të 2023 janë zbardhur edhe 110 grabitje të ndodhura gjatë vitit të kaluar dhe disa prej tyre në 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re