Qiqrat: rregullojne sheqernat, japin energji, parandalojne aneminë dhe diabetin…






Qiqrat janë bishtajore veçanërisht të pasura me minerale dhe vitamina, aq sa ato vlerësohen si “super ushqime”. Ato përmbajnë, ndër të tjera, fibra dietike, proteina, hekur dhe zink, dhe ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore.






Qiqrat janë pjesë e dietës sonë tradicionale, dhe është një alternative e vlefshme për vegjetarianët, falë pasurisë me proteina me vlera të larta biologjike.






Ja përfitimet kryesore të tyre:
Tretje
Përmbajtja e lartë e fibrave të qiqrave ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe promovimin e shëndetit të zorrëve. Fibra e qiqrave është e tretshme, pra e shkëlqyeshme për shëndetin e tretjes.






Inflamacion
Kolina, një lëndë ushqyese e pranishme në qiqra, ndihmon për të lehtesuar gjumin, për të patur lëvizshmëri më të mirë të muskujve dhe memorje më të mirë, por mbi të gjitha për të lehtësuar inflamacionin.






Diabeti
Qiqrat janë karbohidrate dhe, si të tilla, ato shndërrohen në energji. Niseshteja e qiqrave bën që glukoza të përthithet ngadalë nga trupi, duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Qiqrat janë një ushqim i rekomanduar për njerëzit me diabet tip 2.






Kockat
Hekuri, fosfati, kalciumi, magnezi, zinku dhe vitamina K janë të gjitha lëndët ushqyese të përfshira në qiqra që ndihmojnë në mbajtjen e strukturës së eshtrave të forte dhe të shëndetshme.






Hekuri
Ky mineral, me te cilat qiqrat janë të pasura me të, është thelbësor për të parandaluar dhe trajtuar aneminë, si dhe për të parandaluar hipertensionin. Kombinoni qiqrat me domate ose speca për të nxitur thithjen e hekurit.






Kanceri i gjirit
Fitoestrogjenet e qiqrave ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, osteoporozës dhe lehtësojnë simptomat e menopauzës.






Kolesteroli
Konsumi i shpeshtë i qiqrave ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit, uljen e atyre të kolesterolit të keq dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
/shkollaeshendetit.com