Duke folur rreth anulimit të qirave, Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se qiratë nuk do të paguhen për shkak se shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe mundësi pagese.

“Si mund të nxjerrësh nga shtëpia një student që është mbyllur brenda dhe nuk ka mundësi të kompesojë pagesën e qirasë.

U tha që nuk e ka bërë askush në botë, por nuk është e vërtetë, e ka bërë Gjermania, e ka bërë Franca, së fundmi edhe Holanda, por edhe sikur askush mos ta kishte bërë do e bëja.

Ju nuk do ta paguni qiranë deri në periudhën e caktuar që ne e quajmë të arsyeshëm deri në dinamikën e luftës.

Ne nuk u themi disave që u kanë dhënë disave një pronë dhe jetojnë me atë qira. Akti do të detajohet dhe drejtoria do të nxjerri disa udhëzime.

Individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera do të jemi ne që do ti mbështesim. Si do i mbështesim? Do i mbështesim me një subvencion.” tha Rama.

Familjarët që kanë humbur punën për shkak të epidemisë, studentët që janë larguar për shkak të epidemisë dhe bizneset e vogla me xhiro 14 milionë lekë dhe që u është pezulluar puna, nuk do të paguajnë qira për muajin prill dhe maj.

Kreu i qeverisë tha se nuk bëhet fjalë për falje të qirave, por për pezullim të tyre. Pas dy muajve, ato do të paguhen në mënyrë proporcionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re