Kantautori i njohur, Elton Deda, ka reaguar lidhur me vdekjen e aktorit të madh Pirro Mani.

Ai ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale ku nënvizon se do t’i jetë mirënjohës për trajtimin jo si i dashuri i Jolës por si artist dhe koleg. 

Deda nisi procedurat e divorcit nga ish bashkëshortja e tij, Jola Mani, në vitin 2012 ku mesa duket vijojnë të ruajnë marrëdhënie të mira. 

“Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit.

Ke sjelle shume gezime ne jeten time.

Dhe cfare trishtimi solle sot.

Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg.

Madheshtia jote nuk ka fund!

Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le!

Qofsh i parajses babi Piro!”, shkruan Elton Deda.