Me jo pak emocione dhe duke dashur të tregojë se është i sinqertë, Saimir Tahiri ka deklaruar para gjykatës teksa ka vonuar më shumë se 60 minuta të dalë nga ambientet e saj pas përfundimit të seancës, ika deklaruar se është drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

Tahiri tha se ka hequr dorë nga gjithçka për tu përballur me këtë process, teksa ka rrëfyer se ka denoncuar aty ku ka parë shkelje çdo prokuror dhe gjyqtar tek presidenti ndërsa këtë që po ndodh me të e shikon edhe kostoja e vendimeve të tij.

Ndër të tjera Tahiri se nuk ka asnjë faj, dhe teksa e përsëriti për së dyti, shtoi se do të mbahet mbi këmbët e tij.

“Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisë për ti shkuar deri në fund drejtësisë. Një gjë është e sigurt se beteja fillon nga e para, gjykata nuk ekziston. Nuk kam një vendim në sallë, nga ajo që dëgjuat edhe ju në sallë. Gjykata tha se Prokuroria nuk ka zbatuar vendimin e ligjit për provat. Më duket e qartë si drita e diellit se zvarritja nuk është më drejtësi, drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Si t’jua them?

Duhet të shohim,, unë si ministër i Brendshëm çdo javë i drejtoja presidentit emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, e bëja publikisht duke i denoncuar, siç kam qenë i hapur dhe i drejtpërdrejtë në politikë. Asnjë lloj kompromisi me çdo kënd nuk kam bërë, as nuk do të bëj, i lirë apo jo me kërkënd. Të njëjtët janë, në vetting janë. Nuk kam asnjë opinion për këtë, jua më intereson drejtësia, pa asnjë diskutim kam bërë gabime.

U jap të drejtë atyre që thonë ky s’futet në burg, futet ai që bën ndërtime pa leje, ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj, kurrë nuk kam bërë faj. Meqë prokuroria më akuzoi e kam ndjekur këtë proces me përgjegjësinë maksimale, duke ikur edhe nga deputetllëku si qytetar, normal. Këmbët e mija më mbajnë edhe pa qenë deputet.  Mirë se të vijojë kushdo, po e pashë të arsyeshme që të shikoj gjykim të shkurtuar këtij procesi”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re