Përjashtohet nga seanca plenare deputetin demokrat, Edmond Spaho, pas fjalës fyese ndaj kolegëve socialistë, të cilët i quajti “Bastardë”.

 

Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho.

 

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re