Skip to content

Quajti Islamin një “kancer”, dorëhiqet n/kryetari i bashkisë së New Jersey-t

Louis reiner islam Foto2 twitter

Nënkryetari i bashkisë së New Jersey-t ka dhënë dorëheqjen pasi e quajti Islamin një “kancer” në një mesazh në Facebook.

Lou Reiner dha dorëheqjen pasi u kritikua keq nga bordi vendas për mesazhet e tij islamofobike në Facebook.

Kryetari Jeffrey Kuhl kritikoi ashpër edhe mesazhin e deputetit të tij për Islamin, lëshuar në 14 shtator.

Përveç një fotografie me zjarr nga një shpërthim bërthamor, ai shkroi mesazhin: “Disa kancere duhet të trajtohen me rrezatim. Islami është njëri prej tyre ”.

Në një rast, Reiner deklaroi se “Islami është një fe e keqe, është një fe e dhunshme”.

Ai gjithashtu mbrojti postimin e tij në Facebook me argumentin “liria e fjalës”, por më vonë kërkoi falje për komentin.

E tani ai dha dorëheqjen, pasi zyrtarët e qytetit e dënuan për deklaratat e tij, duke i quajtur ato “poshtëruese, diskriminuese dhe abuzive”.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) përshëndeti një veprim të tillë nga zyrtarët e qytetit.

“Mesazhet kërcënuese në mediat sociale të shkruara nga ky zyrtar i zgjedhur janë simptoma të islamofobisë që po përfshinë këtë vend sot”, tha CAIR.