Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Albert Prenkaj, është pezulluar dje nga detyra me një vendim të ministres së Punëve të Jashme, Meliza Haradinaj. Sipas tij vendimi i Ministrisë ka qenë i padrejtë dhe i pavazar.

“Jam pezulluar nga pozita dhe mendoj se është një vendim i pabazuar. Pezullimet ndodhin pas mbledhjes së një komisioni dhe kjo nuk ka ndodhur në rastin tim”, është shprehur Prenkaj përmes telefonit.

“Pezullimi nuk ka bazë ligjore”. Prenkaj nuk ka treguar për hapat që do të ndërmarrë duke thënë se “tash për tash po reflektoj pas një vendimi që është marrë sot”. Sipas vendimit të Haradinajt, Prenkaj është shkarkuar për shkak të dyshimit për shkelje të rënda dhe shkelje të detyrave të punës.

Pezullimi ndaj tij do të vlejë deri në përfundimin e procedurave disiplinore për shkeljet e supozuara.

Kujtojmë se në datën 20 Maj Prenkaj ka pasur një reagim të fortë kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e cilësonte si “psiko politik” dhe “autokrat”, pas vendimi të qeverisë shqiptare për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Tipa të tillë autokratë ka njohur historia” ka shkruar ai. Kohë më parë një zyrtar i Kosovës është larguar nga misioni i tij në Malin e Zi pasi ka bërë një koment kundër Sali Berishes duke e quajtur atë psikopat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re