Skip to content

Qualcomm goditet me 997 milion euro gjobë nga Bashkimi Evropian

Autoritet Evropiane goditën Qualcomm me një gjobë prej 997 milion Euro, ose 1.23 miliardë dollarë.
Gjoba erdhi pasi Qualcomm ka paguar Apple në mënyrë që të përdorte vetëm çipet e Qualcomm dhe jo ato të rivalëve.
Komisioni Evropian tha se hetimi i filluar në 2015-ën mbulonte një periudhë pesë vjeçare nga 2011-2016.
Gjatë kësaj periudhe Qualcomm dominonte tregun e çipeve mobile LTE. Gjigandi Amerikan i çipeve ka paguar Apple në miliarda dollarë në mënyrë që prodhuesi i iPhone të mos blinte çipe nga rivalët.
Këto pagesa vinin si reduktim i kostos. Gjoba është 4.9% e të ardhurave të vjetore të Qualcomm. Aksionet e Qualcomm ranë menjëherë pas lajmit.
Kjo nuk është gjoba e parë marramendëse që vendos Komisioni Evropian. Në Qershor Google u godit me 2.4 miliard euro gjobë. /PCWorld Albanian