Pajisjet e para me gjeneratën e re celulare 5G janë më afër të qenurit një realitet ditën e sotme ndërsa Qualcomm nisi një bashkëpunim me 19 prodhues dhe 18 operatorë celulare për të implementuar familjen Snapdragon X50 të modemevë 5G.

I mbështetur gjerësisht, projekti i Qualcomm do të sjellë 5G në një mori telefonësh nga viti i ardhshëm. Familja Snapdragon X50 e Qualcomm debutoi në Tetor të 2016-ës me premtimin për të ofruar deri në 5Gbps dhe vonesa 1-2 milisekonda.

Kjo përbën një përmirësim radikal krahasuar me modemët 4G LTE. Modemët X50 do të shtrihen në frekuencat 6Ghz si dhe mbështetin njëherazi jo vetëm rrjetet 5G por edhe 4G.

Kush janë emrat që do ti bashkohen Qualcomm?

Asus
Fujitsu and Fujitsu Connected Technologies
HMD Global (Nokia Phones)
HTC
Inseego/Novatel Wireless
LG
NetComm Wireless
Netgear
Oppo
Sharp
Sierra Wireless
Sony Mobile
Telit
Vivo
Wingtech
WNC
Xiaomi and
ZTE

Gjithashtu edhe 18 operatorë celularë janë pjesë e nismës si:

AT&T
British Telecom
China Telecom
China Mobile
China Unicom
Deutsche Telekom
KDDI
KT Corporation
LG Uplus
NTT Docomo
Orange
Singtel
SK Telecom
Sprint
Telstra
TIM
Verizon and
Vodafone Group

Qualcomm ka planifikuar demonstrimin e Snapdragon X50 në Kongresin Mobil Botëror që do të mabhet në fund të muajit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re