Një djalë 5-vjeçar nga Maroku, Rayan, i cili ra në një pus 32 metra të thellë të martën, ndodhet ende në të, ndërsa shpëtimtarët po përpiqen me çdo mënyrë për ta nxjerrë jashtë.

Tani paralelisht me pusin po hapet një gropë dhe ekipet e shpëtimit arritën t’i dërgojnë djalit oksigjen dhe ujë në të njëjtën kohë. Pranë tij është ulur edhe një kamer për të monitoruar gjendjen e tij gjatë gjithë kohës.

Në këtë moment, shpimi i gropës ka ecur në një thellësi paralelisht me atë ku ndodhet djali dhe është duke u zhvilluar faza e fundit e gërmimit, raporton BBC.

Agjencia marokene e lajmeve MAP raportoi se shpimi i një vrime përmes së cilës ata planifikojnë ta nxjerrin djalin është afër fundit, me “shpresën se do të arrijë 32 metra në orët e ardhshme”.

Mediat vendase raportojnë se djali pritet të nxirret së shpejti.

Zëdhënësi i qeverisë Mustafa Baitas ka premtuar se fëmija do të shpëtohet së shpejti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re