Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë, i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.
Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.
Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik, shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas.
Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor.
Më tej, Braçe i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.
Çfarë thotë postimi i Braçes:
Denoncimi: Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron. Deri dje kishte skemën që, gjoja, njerëzit i hidhnin ujin, me gjasë qumështit. Çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja dhe aflatoksinën dhe po kërkon të na përzërë fare. Ku të vemi ne? Ku t’i çojmë lopët? Ku dreqin të mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujqësisë? E të tjerë me radhë.
Braçe: Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton. E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdha për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot.
Rrënimi i baxhove, siç e pata lajmëruar, ka lënë në treg vetëm dy faktorë: bujkun, blegtorin në këtë rast, siç kjo goca këtu që më shkruan mua dhe plot të tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet një për një, dhe fabrikave.
Tani, pas rrënimit të baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e çon më qumështin, ose tek fabrika dhe me çmimin që do fabrika, ose asgjëkundi tjetër. Urdhëroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thonë që e keni qumështin me aflatoksinë. Ku ta çojnë ata? Po mirë, po fabrikat si prodhojnë? Me gjasë, ka gjetur lëndë diku tjetër. Se Shqipëria, për shkak të lagështirës, duhet të jetë doemos me aflatoksinë.
Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedhës, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar i këtyre “magjistarëve të financave publike” shqiptare, që nuk kuptojnë kurrë dhe s’kanë për të kuptuar kurrë ndonjëherë, se kurrë nuk e kanë ulur menderën atje tek, tek stalla e lopëve, ku këta njerëz kanë ndërtuar jetën e tyre. Kaq e thjeshtë.
KRIZA E QUMESHTIT PO I MBIVENDOSET HALLEVE TË BLEGTOREVE NË #MYZEQE!
Kam marrë disa mesazhe dhe dje në mbrëmje një telefonatë nga një grup blegtorësh nga e gjithë zona prodhuese Bubullimë-Allkaj, me gjasë edhe më gjerë, me një shqetësim:
NUK KEMI KU ÇOJME QUMESHTIN!!
FABRIKAT NUK PO NA I MARRIN!
Siç blegtoret thonë, arsyeja që u tregohet është “QUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE”!
Dakord, kujdes i shtuar për sigurinë ushqimore!
Por në këtë pikë kam një pyetje:
Kur qumështi i blegtorëve në këtë zonë është me aflatoksinë, me çfarë qumështi po prodhojnë fabrikat, se Shqipëria e gjitha ka lagështi prej dy-tre javësh dhe blegtoret nuk kanë blerë të gjithë nga ai misri serb me aflatoksinë?!
He, si thoni, me çfarë po punojnë FABRIKAT?!
Me gjasë kanë gjetur lëndë diku tjetër; me gjasë nga importi, i favorizuar edhe nga TVSH, edhe nga kursi i monedhës që i bën edhe më të lira!
Por ajo që dhemb më shumë, lidhet me këtë operacionin e famshëm të këtij drejtorit të tatimeve kundër informalitetit për të rritur sigurinë ushqimore!!!! Thuajse ka shkatërruar segmentin e mesëm të tregut – BAXHOT, të cilat ishin alternativa mes blegtorit dhe fabrikave, instrument jetik për të mbrojtur edhe çmimin që po shkon përposhtë!
Tani kemi një treg vetëm me BLEGTORE dhe FABRIKA, kështu e kermua. Fabrikat në Samitin e Cerrikut dhe ja pasojat!
Një prodhues i përgjegjshëm, veçanërisht në kushtet e rënies pa kthim të numrit të bagëtive, prodhimit të qumështit prej tyre, NUK DO I BRAKTISTE BLEGTORET KËSHTU!
Dhe ky është turp i përbashkët!
PO: Ka disa që më shkruajnë e më thonë “Ç’do ti me Lushnjën, ti je në Tiranë tani, merru me Tiranën”; po merrem me ushqimin tuaj në fakt, këtu në Tiranë; ndërkohë ata atje në Lushnje, Divjakë, Libofshë, Kuçovë, Dimal janë njerëzit e mi; më bënë nderin e jetës kur më dhanë punën që bëj edhe sot!” – shkruan Braçe krahas postimit.
