Nga Pranvera Borakaj

Ndërsa liderët e rajonit mblidhen dhe diskutojnë për integrimin dhe fuqizimin ekonomik të vendeve, kjo tingëllon si një lëvizje në mos e dështuar, e vonuar në kohë, të paktën për qytetarët shqiptarë e me shumë gjasë dhe për kosovarët pas pak kohe.

Vetëm në janar- nëntor të vitit të kaluar , 8 mijë e 500 shqiptarë kërkuan azil në vendet europiane, ndërkohë që shifrat e emigracionit janë shumë më tepër. Këto shifra do të ishin të kuptueshme për një vend në luftë , ose i prekur nga fatkeqësia natyrore, por jo në fakt.

Nëse flasim për Shqipërinë, e nëse dëgjojmë qeverinë, këtu jetojmë në një parajsë, ku zhvillimi nuk njeh kufij, ku rriten pagat, ku shëndetësia është falas, ku arsimi është ku e ku më mirë se ai i 10 viteve më parë, për mos folur për shërbimet, infrastrukturën, rendin etj… por përtej kësaj panorame ideale,  arsyet bazike pse një qytetar shqiptarë zgjedh të iki nga vendi i tij janë vetëm tre. Arsimi më i mirë, shëndetësia më e mirë dhe puna.

Ndaj për këtë kategori shqiptarësh në mos dhe më tepër se kaq, lajmet se u mblodh një samit bien totalisht në vesh të shurdhët… efektet që ai prodhon më pas janë gati gati te paprekshme.

Ndaj sot në 2024, jetojnë dy realitete, ai i qeverive që duket se bëjnë përpjekje të mëdha, dhe i qytetarëve që bëjnë përpjekjet e tyre individuale, totalisht të shkëputur nga qeveria, po shumë të ndikuar nga qeverisja. Ajo që e bën situatën më dramatike është se përpjekja për të gjetur një të ardhme më të mirë në Europë nuk po bëhet në kohën e duhur.

Ballkani , Europa madje e gjithë bota është duke kaluar një krizë të thellë. Vetëm se në perëndim, ndryshe nga ne, disa gjëra, si ushqimi mbështetja shtetërore, rendi, arsimi dhe shëndetësia janë në mos të sigurta, shumë më të sigurta se te ne.

Është gati globale tashmë që qeveritë flasin një gjuhë ndryshe nga ajo e qytetarëve. Ata flasin për sfida të tjera, problemë të tjera, ngrënë alarme dhe japin fonde për problematika që qytetarët vështirë se i ndjejnë apo perceptojnë, ajo që dinë janë efektet që ndjejnë per shkak te politikave.

Ndrohja globale, kriza e grurit, kriza e energjisë, çmimi i naftës etj. Së fundmi mes globalistëve, problemi më i madh është kthyer rizgjedhja e Trump.

Sa më shumë ai merr mbështetje popullore, aq më shumë elitat e konsiderojnë problem. A mund të jetë Amerika në perceptim më keq se këto katër vite?

Pak e vështire ta mendosh. Por sërish Biden shkon për një mandat tjetër të cilin do ta nis 82 e ta përfundoj 86 vjeç.

Për këdo njeh shifrat dhe lexon mbështetjen popullore, një rizgjedhje e Biden duket e pamundur, ama në kohët e sotme, me gjoja gjithëpërfshirës, votë me postë, teknologji, votime të vdekurish si në zgjedhjet e kaluara, etj  gjithçka mund të ndodhë. Të gjithë janë me sytë nga Amerika, pasi nëntori nuk do përcaktoj vetëm drejtuesin e ri të SHBA-ve por dhe qasjen e re globale. Nëse do i besonim terrenit, fitorja do ishte e qartë që sot, por e kaluara na ka mësuar, se nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re