Përveç Samitit të BE dhe protestës së opozitës, më 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet edhe procesi gjyqësor për ‘vulën’ e Partisë Demokratike.

 

 

Zvarritjen e kësaj çështjeje, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ia ka ‘faturuar’ qeverisë.

 

 

Sipas tij, mazhoranca po ndikon qartësisht në adminitratën gjyqësore për të penguar shkuarjen e opozitës në zgjedhje, me formacion të plotë.

 

 

“Jemi në situatë të paprecedentë ku për faj të ndikimeve të qarta të mazhorancës në gjyqësor dhe në administratën gjyqësore po zvarritet çështja.

Për herë të parë në këto 30 vite, një partie politike i pengohet pjesmarrja në zgjedhje në formacionin e saj të plotë nëpërmjet mbajtjes peng të një vendimi gjykate.

 

Kemi patur raste flagrante në 2019 ku interesi i maxhorancës ka qenë që partitë e krijuara pas së regjistrimit të merrnin pjesë në zgjedhje dhe kanë marrë pjesë në zgjedhje. Vullneti politik ka prevaluar sipas interesit të mazhorancës.”– tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re