Juristi Reshard Këlliçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka kaluar në “Skaner” të propozuar e Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të qenë ambasador në Shqipëri.

Këlliçi theksoi se David J. Kostelancik është një figurë e pastër dhe një diplomat karriere.

Ai tha se rrëzimi i kandidaturës së tij në senat erdhi pasi ai nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetësori, duke shtuar se Presidenti Biden vendosi ta ripropozojë si emër.

“Që mos bëjmë kot, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka forcë të madhe. Ambasadori që po vjen është diplomat karriere. Në gjykimin tim ka shumë rëndësi fakti se megjithëse zoti David nuk u konfirmua nga senati. Ajo që ndodhi është se një senator Republikan prezantoi një pyetësor, dhe të gjithë ambasadorët duhet të plotësonin një pyetësor dhe zotëria i cili u propozua të jetë ambasador në Republikën e Shqipërisë refuzuan ta firmosin. Po nuk e pate votën unanime, i kthehet mbrapsh Presidentit. Prandaj presidenti Biden e nisi përsëri këtë kandidaturë. Të shkruajë çfarë të dojë historia për DASH, për zotin David nuk mund të shkruajë asgjë negative”, u shpreh Këlliçi.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re