Banorë të Suedisë, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj provokimeve kundër Türkiye-s dhe Islamit në vendin e tyre, theksuan se djegia e Kuranit është një situatë e turpshme dhe krim urrejtjeje.

Gazetari i (AA) ka pyetur suedezë lidhur me opinionin e tyre për provokimet kundër Türkiye-s nga mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK si dhe lejimin e djegies së Kuranit në vend.

Ingrid Kolobaric, vlerësoi deklaratën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan se “Suedia do të tronditet kur të japim një mesazh ndryshe për Finlandën nëse është e nevojshme”, duke theksuar se Suedia duhet të respektojë presidentin Erdoğan lidhur me NATO-n.

“Suedia duhet të turpërohet për shkak të trajtimit të saj ndaj njerëzve. Suedia fillimisht duhet të mësojë të respektojë, të sillet me respekt ndaj njerëzve në të gjithë botën. Para se të përpiqet t’i duket simpatik Erdoğan-it për të hyrë në NATO, duhet të mësojë të respektojë presidentin Erdoğan. Unë jam suedeze me origjinë kroate. Suedia duhet të respektojë të gjithë njerëzit, pavarësisht nga besimet e tyre fetare, raca, pamja apo ngjyra. Tani është koha. Erdhi koha që Suedia të mësojë të respektojë të gjithë njerëzit”, tha ajo.

“Unë kam qenë në Türkiye, kam valëvitur flamurin turk. Në Türkiye kam shkuar 20 herë. E dua shumë dhe e mbështes Türkiye-n. Disa flasin kundër Erdoğan-it. Erdoğan punon dhe përpiqet vetëm për popullin e tij. E pashë se si Erdoğan gjatë vizitës së tij në Kroaci e respektoi ish-presidenten Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Koracinë. Edhe Suedia duhet të respektojë ashtu si Erdoğan-i Kroacinë”, shtoi ajo.

Lidhur me djegin e Kuranit nga ana e politikanit danezo-suedez Rasmus Paludan, lideri i Partisë së ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e Ashpër), Kolobaric tha se duhet t’i jepet fund djegies së librave të shenjtë.

“Është e papranueshme fyerja e një feje dhe mendimi tjetër”

Liam Tiks, një tjetër qytetar suedez, nga ana e tij tha: “Nuk kam gjë për të thënë më shumë lidhur me çështjen e NATO-s. Sa e kuptoj, ka gjëra të mira dhe këqija lidhur me aderimin në NATO. Nga ana tjetër, nuk mendoj se është e drejtë djegia e Kuranit nga ana a e Paludan-it. Kjo duhet të konsiderohet si krim urrejtjeje”.

“Është mjaft e turpshme dhe e keqe djegia e Kuranit. Kjo duhet të ndalohet. Është e papranueshme fyerja e një feje dhe mendimi tjetër”, tha nga ana e saj Izabella Schultzberg.

Ndërkaq, Björn Gillsbro tha se kundërshtimi i presidentit Erdoğan për anëtarësimin e Suedisë në NATO ka filluar me kundërshtimin ndaj YPG/PKK-së, ndërsa ky kundërshtim është ngjiur në majë me djegien e Kuranit nga Paludan.

“Suedia nuk ka nevojë të bëhet anëtare e NATO-s. Ne tashmë kemi aleancë ushtarake me vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet e NATO-s. Paludan duhet t’u japë fund provokimeve ndaj njerëzve”, tha Gillsbro.

Po ashtu, Ebba Liedström, duke theksuar se nuk ka shumë njohuri lidhur me çështjen e NATO-s, vuri në dukje se provokimi i Paludan-it me Kuranin ishte gjithashtu i turpshëm dhe se ai kreu një veprim fëminor për të trazuar publikun.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re