Tirana sot është zgjuar si në një ditë ezakonshme dhe jo një ditë me masa te shumta mbrojtjeje.

Qytetarët nuk i janë bindur te gjithe apelit për të aplikuar në portalin e-albania dhe për të dalë vetëm një orë vetëm për nevoja emergjente, për ilaçe ose ushqime.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton live në News24 se të shumtë janë qytetarët sot në Tiranë. Ajo shprehet se nga komunikimet e Policisë me qytetarët, këta të fundit gjejnë justifikime si klaustrofobia pra frika nga ambientet e mbyllura apo pretendojnë se janë me ç’rregullime mendore.

Po ashtu në rastin konkret një i moshuar është kapur nga Policia pasi kishte dalë vetëm për të bërë një ofertë në celular dhe nuk pranonte të kthehej në banesë pa e kryer ofertën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re