Janë të shumta rastet kur qytetarë të ndryshëm kanë rënë preh e mashtrimeve nga insitucionet financiare jo banka por edhe nga kompani borxhledhëse. Një prej tyre është insitucioni Iute Credit, I cili mbart një numër të konsiderueshëm rastesh kur qytetarët, klientë të kompanisë, detyrohen të paguajnë disa fish më shumë.

Ky është një vendim gjykate, ku një qytetare nga tirana ka marrë një kredi pranë iute credit në shumë 30 mijë lekë. Pasi pagoi të gjithë shumën dhe I mbetën 500 lekë pa paguar, kompnia në fjalë kërkon me vendim gjykate pagesën, por tashmë me një detyrim të ri prej 15 mijë lekësh për shkak të vonesave.

Ky vendim duhet të ekzekutohet nga zyrat përmbarimore.

Në rastin më të mirë shuma prej 15 mijë lekësh është më e pakta që mund të paguajë qytetari. Pasi Iute Credit mund ta shesë këtë kredi tek një kompani borxhbledhëse, ndërsa kamtavonesat dhe penalitetet rriten sërish.

Denoncimet më të shpeshta për abuzimet me qytetarët janë bërë nga dhoma kombëtare e përmbaruesve private. Ata kanë ngritur alarmin se qytetarët në mungesë edhe të njohurive financiare, bien preh e mashtrimeve nga penalitet dhe kamatvonesat edhe pa u informuar më parë lidhur me shitjen e kredive.

Në denocimet e dhomës, Iute credit është një prej këtyre kompanive. Rolin e përmbruesit shpesh e marin edhe kompanitë e mbledhjes së borxheve, të cilat shatazhojnë qytetarët për të paguar paratë.

Vetëm për vitin 2021, sipas dhomës kombëtare të përmbaruesve  gjykata e tiranës ka dhënë 5800 urdhra ekzekutimi, që kanë në thelb marrjen e parave nga kreditë e pashlyera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re