Skip to content

Qytetarët dhanë mbështetje masive’/ Berisha: 7 korriku ishte një stacion. Opozita është në këmbë!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi zhvilluar sot me një grup intelektualësh në Tiranë, ka deklaruar se tashmë vendi ka një opozitë në këmbë, por shtoi se janë disa “stacione” të tjera që duhen arritur.

 

Sipas tij vendi është duke jetuar instalimin e një regjimi, situatë e cila duhet të ndryshojë.

 

“Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë