Bashkia e Beratit vazhdon me dezinfektimin e rrugëve të qytetit. Por qytetarët akoma nuk e kanë kuptuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, pavarsisht se qyteti i Beratit nuk është në hartën e kuqe, qytetarët vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e qytetit apo dhe në pedonalen.

 

Disa qytetarë ulen nëpër stola, disa qarkullojnë me biçikleta, disa bëjnë ritualin e përditshëm në pedonalen e qytetit, por ka dhe nga ata që dalin për peshkim.

 

Ndërkohë, edhe Bashkia Shkodër vijoi me dezinfektimin e ambienteve publike. Në qendër të vëmendjes ishin trotuaret, rrugë, sheshet me densitet më të lartë qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re