Simpatizantë të Partisë Demokratike, mbështetës së kësaj force dhe qytetar te tjere të Beratit,  kanë protestuar këtë të dielë kunder rritjes se çmimeve dhe çështjes së papunësisë.

Me argumentin se po falimentojnë shumë fermerë të qytetit të Beratit i janë bashkuar kauzës së opozitës dhe me parulla në duar ata akuzuan qeverinë se nuk po marrin asnjë subvencionim.

Ata protestuan para prefekturës së qytetit si dhe ne disa rruge te qytetit te Beratit.

Sipas, protestuesve të gjitha prodhimet po hidhen pasi ka mungesë tregu.

Ata kanë bërë thirrje që më datë 16 shkurt të gjithë të bashkohen me opozitën dhe t’i japin drejtim gjendjes së vështirë me të cilën po përballen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re