Në bashkinë e Beratit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në këtë bashki janë 116 Qendra Votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo u zgjodh deputet, ndërsa për të marrë drejtimin e Bashkisë janë në garë Ervin Ceca (PS) dhe Pavlo Shkarpa (i pavarur, i mbështetur nga PD).

Berati është një bashki që tradicionalisht është udhëhequr nga socialistët dhe prej 2019-ës në krye të saj qëndronte Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re