Qindra qytetarë gjenden të bllokuar për orë të tëra në Qafë-Thanë, duke qenë se rruga është e pakalueshme, pas përkeqësimit të kushteve të motit në orët e fundit.

Mësohet se aksi rrugor Pogradec-Qafë Thanë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërkohë rruga raportohet të jetë e bllokuar për shkak se një kamion kishte rrëshqitur nga akulli. Më pas rruga është liruar.

Për sa i përket doganës së Qafë-Thanës, bëhet me dije se rruga vazhdon të jetë e bllokuar pavarësisht se punohet prej orësh për hapjen e saj. Puna për hapjen vështirësohet dhe nga stuhia e madhe.

Pritet ndërhyrja me mjete të vogla për të hequr mjetet që kanë bllokuar rrugën, të cilat janë braktisur nga qytetarët.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re