Qeveria e Kosovës miratoi tri marrëveshje të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, përkatësisht marrëveshjen për lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftim për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe marrëveshjen për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale nga kwto vende.

Vendimi i qeverisë do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim.

Marrëveshja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti, njohje diplomash dhe kualifikimesh profesionale, u nënshkrua më 3 nëntor të vitit të kaluar, me iniciativën e Gjermanisë në kuadër të Procesit të Berlinit, qëllimi i të cilit është përmirësimi dhe lehtësojnë bashkëpunimin në atë rajon.

Udhëtim pa viza

“Ratifikimi i shpejtë është tregues i përkushtimit tonë për bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe progres drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Qeveria e Kosovës e ka bërë hapin e parë dhe tani po presim që Bosnja dhe Hercegovina të bëjë të njëjtën gjë”, tha për Fena-n, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Marrëveshja për lëvizje të lirë, pasi të hyjë në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës të lëvizin pa viza, shkruan Slobodna Evropa.

Qytetarët e Kosovës deri më tani kishin nevojë për vizë për të hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë sepse ai shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por e njeh pasaportën si dokument të vlefshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re