Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, disa nga familjet që janë strehuar në stacionet e metrosë me shqetësimin se Rusia do të ndërmarrë sulme ajrore, nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre që nga 24 shkurti, kur filloi lufta e deri më tani.

Që nga 24 shkurti e deri më tani Kievi disa herë ka qenë objektiv i sulmeve ajrore ruse. Për shkak të këtyre sulmeve mijëra qytetarë të Kievit u dyndën drejt stacioneve të metrosë të cilët i shohin si më të sigurta.

Për shkak të ngadalësimit të sulmeve ajrore në Kiev në krahasim me fillimin e luftës dhe evakuimeve në ditët e fundit, numri i njerëzve që qëndrojnë në stacionet e metrosë është më i vogël në krahasim me javët e mëparshme.

Por, shumë familje të cilët qëndrojnë në stacionet e metrosë që nga fillimi i luftës dhe të cilët kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre, vazhdojnë të qëndrojnë në stacionet e metrosë.

Ekipi i AA-së ka filmuar pamjet e kushteve të vështira në të cilat ndodhen ukrainasit në stacionin e metrosë Dorogojichi në Kiev.

Në stacionin e metrosë Dorogojichi qëndrojnë rreth 50 ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë. Situata në stacionin e metrosë të kujton pothuajse filmat që shpjegojnë Luftën e Dytë Botërore.

Këtu vërehen batanije të shtruara në tokë, njerëz që përpiqen të flenë mbi to dhe era që ftoh ambientin brenda tyre.

Banorët e Kievit kanë braktisur shtëpitë e tyre për të mos kaluar netët nën frikën e shqetësimit nga sulmet ajrore dhe bashkë me kafshët shtëpiake që nuk kanë mundur t’i lënë, jetojnë në këtë stacion me ndihmën e disa ushqimeve të shpërndara nga vullnetarët.

Në stacionin e metrosë për fëmijët që nuk janë në dijeni të luftës është vendosur një projektor në të cilën shfaqen filma vizatimorë për fëmijët. Pranë fëmijës së ndjek filmin vizatimor vërehet një nënë që lexon libër ndërsa në anën tjetër një grua që mbulon qenin e saj me batanije në mënyrë për ta mbrojtur nga i ftohti.

Konsiderohen me fat ata që mund të gjejnë vend në vagonët e trenit në stacion, por metroja bëhet edhe më e ftohtë me motin i cili natën shënon rënie nën zero gradë celsius.

Ata të cilët nuk mund të shkojnë në shtëpitë e tyre nga frika e sulmeve ajrore ruse, thonë se janë veshur me disa shtresa veshjes për t’u mbrojtur nga moti i ftohtë.

Nënat që qëndrojnë në stacion, bëjnë përpjekje të mëdha që fëmijët e tyre të mos e ndiejnë të ftohtin.

Taria Blazhevych, bashkëshorti i së cilës lufton kundër rusëve ka ardhur në stacionin e metrosë pas fillimit të sulmeve bashkë me dy fëmijët e saj.

Blazhevych, qëndron në stacion e metrosë prej më se dy javësh dhe bashkë me fëmijët përpiqet të vazhdojë jetën e saj në çadrën e vogël të kampingut që ka ngritur në hyrje të stacionit.

“Ndodhem këtu sepse kam frikë të qëndroj në shtëpi, sepse është shumë e rrezikshme. Në ditën e dytë të luftës kur u zgjuam, pranë shtëpisë tonë pamë avion (luftarak). Vendosa të mos largohem nga Kievi. Do të pres që kjo të përfundojë. Kemi nevojë për një vend të sigurt. Nëna ime vuan nga kanceri dhe ka nevojë për kimioterapi. Për këtë arsye është e pamundur të largohet nga Kievi” tha Blazhevych, e cila në kushte të vështira qëndron në metro duke u larguar nga shtëpia e saj për të mbrojtur fëmijët dhe veten nga bombardimet ruse.

“Fëmijëve, këtu u duket normale sepse nuk e kuptojnë se çfarë është lufta. Kur bëhet natë bashkohen me fëmijë të tjerë. Këtu ka rreth 15 fëmijë të moshave të ndryshme. Luajnë dhe qeshin bashkë”, tha Blazhevych.

Duke bërë të ditur se në metro nuk kanë probleme për disa nevoja si ujë i ngrohtë, por që kushtet e motit janë të vështira, Blazhevych u shpreh: “Në mot të ftohtë, çadra e kampingut nuk na mbron nga i ftohti. Jemi sëmurë dy herë. Kur erdhën u sëmurën për herë të parë. Ndërsa tani njerëzit kanë filluar të sëmuren për herë të dytë”.

Ashtu si miliona ukrainasve të cilëve u është shkatërruar jeta për shkak të luftës, edhe Blazhevych tha se nuk e di se çfarë do të bëjë dhe se nuk ka bërë ndonjë plan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re