
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin sa i përket kartëmonedhave të huaja të falsifikuara të cilat kanë një ngjashmëri tepër të lartë me ato origjinale.
Në shkrimin e tij, Karamuço bën me dije se rreziku i lartë i falsifikimit ishte në kartëmonedhat e vlerave 50 dhe 100 USD (dollarë) si dhe ato 20 paund britanike . Ndër të tjera, eksperti këshillon që të mos kryehen transaksione të tjera përveçse atyre në makineritë përkatëse të numrimit të kartëmonedhave.
“Pikat valutore janë njoftuar të premten nga banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Ndërkohë që qytetarët nuk janë njoftuar ende, 50 dhe 100 USD dhe 20 (plastike) e Paundit Britanik po mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri me orgigjinalin. Ju lutem mos kryeni transaksione jashtë makinerive të përditësuara të numërimit të kartëmonedhave”– shkruan Ervin Karamuço.

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
