Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës, nga ku ka bërë thirrje për tu bashkuar në protestën e 20 shkurtit, para Kryeministrisë.

Salianji shprehet se qytetarët e Kavajës janë gati t’i tregojnë rilindjes forcën e njerëzve të lirë e të papërkulur.

Ndër të tjera ai thekson se do të qëndrojmë të bashkuar për Kavajën e Shqipërinë në aksionin e madh politik që nis të martën, me 20 shkurt, para Kryeministrisë!.

Reagimi i plotë: 

Në çdo lagje , qytetarët e Kavajës janë gati t’i tregojnë rilindjes në çdo moment forcën e njerëzve të lirë e të paperkulur. Siç e ndalëm qeverinë në zgjedjjet e fundit, do të qendrojmë të bashkuar për Kavajën e Shqiperinë në aksionin e madh politik që nis të martën, me 20 shkurt, para Kryeministrisë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re