Skip to content

Qytetarët i vërsulen Beqajt në facebook-un e tij: O maçok lëri pensionet, por jep paratë që ke vjedhur!

Qytetarë të shumtë kanë reaguar në formë rebelimi ndaj propozimit të ish-ministrit Ilir Beqaj për të ulur pensionet dhe pagat. Prej javësh në opinionin publik mbizotëronte debati mbi propozimin e deputetit socialist që shtronte si ide të tijën uljen e pensioneve, por edhe të pagave.

Ilir Beqaj propozonte se nga “1 maji 2020 deri në 31 dhjetor 2020 të gjithë te punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale”. Ish-ministri shkon edhe më tej kur thotë se “çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj) për tetë muajt e mbetur të vitit të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020”.

Por të shumtë janë njerëzit që i vërsulur me komente Beqajt në profilin personal të tij, Facebook duke i kërkuar që të dorëzojë paratë e koncesioneve të dhëna.  “Si nuk pak turp, si nuk ke pak humanizëm, kërkon të ulësh pensionet e pleqve mor i paturp”. “Keni vjedhur mjaftueshëm, mos guxoni të prekni pensionet, dorëzoni lekët e koncesioneve”, janë disa komentet e njerëzve në faqen personale të ish-ministrit.

Ndërsa një ditë më parë kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komente të shumta të ardhura në adresë të tij për këtë propozim deklaroi prerazi se nuk ka prekje të pensioneve.