“Qytetarët janë lodhur me telenovela prej dy vitesh”, kështu është shprehu kreu i PD, Lulzim Basha kur u pyet konfliktet mes tij dhe Sali Berishës dhe sa kanë ndikuar ato në ndarjen e demokratëve.

Nga Fier, ku Basha zhvilloi disa takime u shpreh se fokusi i mbarë vendin është për t’u dhënë zgjidhje reale problemeve madhore me të cilat po përballet vendi.

Pyetje: Përplasja Berisha Basha sa ka ndikuar në ndarjen e demokratëve?

Basha: Unë jam këtu për të folur me qytetarët dhe për qytetarët dhe jo për telenovelat që i kanë lodhur njerëzit prej dy vitesh. Ndaj edhe takimet e kam për hallet e njerëzve, për dëshirat e  të rinjve, për problemet e4 sipërmarrjes, për problemet e pensionistëve, për plagën e madhe të emigracionit. Fokusohemi tek këto probleme që të kemi mundësinë për të ofruar zgjidhje reale. Ky është fokusi ynë dhe zgjidhjet do të jenë për njerëzit dhe jo për politikën e telenovelave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re