Qytetare korçarë kanë ndezur qirinj e kanë kryer homazhe pranë katedrales “Ringjallja e Krishtit” në nder të kujtimit të  këngëtarit grek, Vasilis Karras. Ky i fundit u nda nga jeta disa ditë më parë.

Korçarët në veçanti kanë një lidhje të hershme me këngëtarin e njohur helen, i cili vite më parë ka dhënë dy koncerte per artdashësit e qytetit më të madh në juglindje të vendit.

“Jemi rritur me këngët e këngëtarit të njohur grek”, u shpreh Dhimitër Dhisho, një nga këngëtarët më të njohur korçarë.

Stadiumi i Korçës u mbush i gjithi më 10 qershor të vitit 2000, ku këngëtari i mirënjohur grek mbajti koncertin e tij.

Vassilis Karras, pas një problemi të rëndë shëndetësor me të cilin po përballej prej disa kohësh, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Këngëtari i mirënjohur luftoi me një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive. Ai dha frymën e fundit në orën 17.00 të së dielës pasdite, 24 dhjetor.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re