Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar qytetarët kosovarë të cilët nga dita e sotme udhëtojnë në 27 vende të zonës Shengen pa viza.

Presidenti Begaj shkruan se kjo është arritje e merituar, por e vonuar. Ndërsa shtoi se shpreson që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!

Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Kreu i Shtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re