Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video me pamje nga transformimi i qendrës shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës.

Sipas Ramës, transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë çdo ditë.

Mirëmëngjes, dhe duke e kujtuar përmes këtyre imazheve, se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë çdo ditë, në çdo drejtim e pavarësisht baltës e gurëve, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në postimin e tij.

Por, menjëherë pas këtij postimi, qytetarët kanë vërshuar në komente dhe kritika në drejtim të kreut të qeverisë.

Një ndër ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e cilëson Ramën si kryehajdut, ndërsa shkruan “I ke lare sytë mirë Kryehajdut. Shiko gjerat që janë duke shkuar në gremine. Mos nxirr si i rregulluat dje dritat atij Zotërisë. turp turp ca mostre kemi në krye të shtetit”.

Më tej një tjetër qytetar shkruan “ Kjo qender do prese gjithe ata fshatare fatkeq qe kane pesuar Semundjet moderne Stres, Ankth fale politikes 28-vjecare.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Me nje lule nuk dele vera o z Rama. Jane qindra e mijra qendra shendetesore qe duhet te rregullohen?!!!!??”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Po ate qe vdiq ke oborri i Nënë Terezës pse nuk e nxjerr ti o kadrrooo”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re