Skip to content

Qytetarët me leje do të lëvizin jo më larg se 500 metra nga banesa, ja penalizimi për shoferët

Policia kontrolli koronavirus

Pas zgjatjes së kufizimit të lëvizjes që filloi ditën e sotme reagon edhe Policia e shtetit. Policia e Shtetit përmes një deklarate u tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

Policia sqaron se është e lejuar vajtja dhe kthimi në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi në banesa në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve të përftuara, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen.

Gjithashtu, të gjithë qytetaret të cilët janë pajisur me autorizim individual nga aplikacioni e-Albania nuk duhet të largohen më shumë se 500 m nga banesa, pasi në rast konstatimi të shkeljes së këtij rregulli, do të ndëshkohen me masë adiminstrative njësoj si ata që lëvizin pa leje.

Nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në adresat zyrtare të saj, për persona të caktuar që shkelin orarin e karantinës, për grup banorësh në lagje periferike të qyteteve apo për lokale që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, Policia e Shtetit ka marrë masa duke nxjerrë në patrullim punonjës policie të Policisë Kriminale dhe së fundmi dronë inteligjentë në të gjithë territorin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet çdo masë kufizuese, duke kontribuuar të gjithë së bashku për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Screenshot 2020 04 14 Policia e Shtetit Posts