Skip to content

Qytetarët mund të kërkojnë kompensim për dëmet nga ndotja e ajrit, propozon Ministria e Mjedisit

640 0 69cd43a34480a

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin që ndryshon ligjin nr.162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.

Sipas këtij propozimi, qytetarët mund të kërkojnë kompensim financiar në rast se dëmtimi i shëndetit të tyre provohet të jetë shkaktuar nga shkelje të autoriteteve në menaxhimin e cilësisë së ajrit.

Ligji propozon një mekanizëm të drejtpërdrejtë që lidh ndotjen e ajrit me përgjegjësinë financiare të shtetit, duke synuar mbrojtjen e qytetarëve dhe nxitjen e veprimeve të përgjegjshme nga institucionet shtetërore.