Qytetarët durrsak të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 vijojnë të kenë probleme nga procesi i rindërtimit.

Këtë të hënë kanë qenë banorët e pallatit nr. 5 të cilët protestuan përpara bashkisë së Durrësit pasi kërkojnë nga institucionet të zgjidhin problemin e disnivelit të pallatit që ka qenë qysh në ndërtimin e godinës në 2004. Ata kërkojnë që të kryen ekspertiza nga bashkia pasi nuk i besojnë matjeve të bëra nga firma e ndërtimit.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit pallati jonë pati dëmtime. Gjatë kohës kur erdhën grupi i inxhinjerëve të huaj dhe vendas konstatuan se pallati kishte një problem në inklinim. Ne kemi hyrë në atë pallat në vitin 2004 deri kur ra tërmeti në 2019 gjithë banorët konstatuan se pallati nuk ishte në ekuilibër. Kjo është konstatuar gjatë viteve kur bënim, punime të ndryshme, vendosjen e pllakave, vendosjen e kondicionerëve dhe cdo ushta dhe teknik që hynte brenda e konstatonin këtë problem. Edhe kur binte shiu në ballkon shkonin në nivel të kundërt të nivelit dhe ne e kuptuam se ku pallat nuk ka ekuilibër. Pra kur erdhën inxhinierët amerikan konstatuan se ky pallat kishte problem që në themel ne dyshojmë që ai pallat është ndërtuar keq. Ne kemi dalë në protestë sepse bashkia nuk na ka sjellë inxhiniera ta konstatojnë si problem. Ne kërkojmë që të përforcohet si pallat”, tha banori i zonës.

Banorët gjithashtu pranojnë faktin se bashkia nga ana e saj e ka cilësuar pallatin me DS3 e për këtë kanë marrë edhe fondin e rindërtimit. Të shqetësuar qytetarët kërkojnë të bëhen punimet në ambientet e përbashkëta dh jashtë pallatit në mënyrë që të mos rrinë më jashtë shtëpive të tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re