Qytetarët elbasanas janë solidarizuar me popullin Ukrainas i cili prej disa ditësh është duke vuajtur pasojat e luftës me Rusinë. Në shenjë solidariteti dhe për të bërë një homazh për të gjithë jetët e humbura nga kjo luftë, qytetarë të Elbasanit,përfaqësues të pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga Konsullata Ukrainase në vendin tonë ndezën qirinj në bulevardin kryesor të Elbasanit. Konsulli i Ukrainës u shpreh se populli i Ukrainës ka nevojë për ndihmë nga kushdo që mund të ndihmojë ndaj bëri thirrje për solidarizim.

“Thirrja për protestë është njerëzore dhe diçka humane, ne e kemi parë cfarë po ndodh sot në Ukrainë. Kërkesa për protestë për të dalë të rinjtë, gratë dhe nuk po them të moshuar. Kush ka mundësi të protestojë në cdo vend. Ne kemi bërë të mundur që protesta e 3-të në solidaritet me popullin e ukrainës, dhe me ndihmat që janë kërkuar janë në ambasadën e Ukrainës. Shqiptarët janë përgjigjur, qoftë me produkte, me veshmbathje, qofte edhe me aspektin monetar gjithë kanë kontribuar gjithë për aq sa kanë mundësi, ju faleminderit shumë”, tha Bledi Bajraktari Konsull i Ukrainës.

Organizuesi i këtij aktiviteti Erion Murataj u shpreh se kjo erdhi si një nismë për të përcjellë mesazhin se çdo njeri meriton të jetoj i lirë.

“Është detyrë qytetare që do lirinë dhe paqen kudo në botë. Shqipëria është një nga vendet që ka vuajtur agresion dhe si e tillë, cdo i ri duhet të jetë në krah të Ukrainës sepse ata njerëz janë të pafajshëm dhe po vriten. Në rast se sot tolerojmë këtë agresion nesër mund të jemi ne viktimë e këtij agresioni”, u shpreh, Erion Murataj.

Edhe nënkryetarii bashkisë së Elbasanit ofroi dhe bëri thirrje për mbështetje për popullin ukrainas gjatë këtyre ditëve të vështira.
“Bashkia Elbasan vlerëson cdo nismë, e cila këtë herë është nisëm për liri që është për tu lavdërtuar dhe kjo duhet të vazhdojë edhe në qytete të tjera”, tha Jetjon Gjura Nënkryetar i Bashkisë Elbasan.

Si një shenjë solidariteti muri historik i kalasë së Elbasanit u vesh me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re