Ish-deputeti Klevis Balliu ka komentuar shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT për raportin e lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri.

Një raport ky, që sipas ish-deputetit sjell statistikat më të frikshme për një komb.

Balliu shkruan se qytetarët sot janë në kushtet e mjerimit ekonomik, ndërsa në 7 qarqe ka më shumë vdekje se sa lindje.

Përmes një postimi në Facebook, Balliu shkruan se “historia tregon se vendet ku vdekshmëria është më e lartë se lindshmëria janë vende në gjendje lufte si Ukraina apo Gaza.”

Ndaj, sipas tij, “statistikat na thonë se jemi pushtuar tashme prej 10-të vitesh nga një pushtet kriminal që po zhbën kombin.”

Postimi i plotë i ish-deputetit Klevis Balliu:

Qeveria Rama rrit vdekjet dhe ul lindjet

Babëzia e pakufi e Ramës dhe qeverisë së tij ka sjell statistikat më të frikshme për një komb.

Në 7 qarqe sot ka më shumë vdekje se lindje, pasi qytetarët janë në kushte te mjerimit ekonomik, largimi në masë i të rinjve si pasoje e kësaj varfërie dhe mungese së sigurisë ka sjell plakjen e popullsisë.

Historia tregon se vendet ku vdekshmëria është më e lartë se lindshmëria janë vende në gjendje lufte si Ukraina apo Gaza.

Zyrtarisht ne nuk po pushtohemi nuk jemi në luftë por statistikat na thonë se jemi pushtuar tashme prej 10-të vitesh nga një pushtet kriminal që po zhbën kombin.

Shifrat janë më alarmante në zonat ku ky pushtet bërtet se ka sjell ndryshime rrënjësore me investime me qindra miliona euro, por investimet janë bërë vetëm për fasadë dhe për të vjedhur jo për qytetin apo qytetaret dhe ja prova,

Korça është qyteti ku rritja natyrore negative është më e larta ne te gjithë Shqipërinë, plot 581 humbje jete më shume se lindje dhe pasohet nga Vlora, Fieri, Gjirokastra, Berati, Elbasani dhe Shkodra

Edhe ato pak qarqe që kanë rritje pozitive natyrore sot janë në rënie krahasuar me një vit më parë.

Fakti mbetet se kjo situate alarmante paralajmëron vdekjen e një kombi dhe qartëson me tej ligësinë dhe politikat anti-shqiptare të qeverisë Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re