Skip to content

Qytetarët në Mat ndihmojnë në arrestimin e një të riu poroblematik dhe me armë

 
Policia e Matit ka vënë në pranga një shtetas që mbante armë zjarri tip kallashnikov pa leje në banesë.
 
22 vjeçari I arrestuar Geg Gjini banuës ne Stojan-Ulëz të rrethit Mat, ishte I njohur si problematik në marrëdhëniet familjare(konflikte familjare) , dhe i shoqëruar disa herë nga Policia.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se  ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe  mbante armë zjarri pa leje,  nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje,  si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit  ka  organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku ka gjetur të fshehur në një magazinë  një armë zjarri automatik me 27 fishekë.
Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .