Skip to content

Qytetarët në Tiranë harrojnë COVID-19, dalin masivisht në rrugë e thyejnë rregullat e karantinimit

TIRANË– Shqipëria prej disa muajsh qëndron në masa të rrepta, për shkak të pandemisë së COVID-19. Por prej disa ditësh janë marrë disa masa lehtësuese, e njerëzit kanë filluar të dalin nga banesat e tyre.

Sot Tirana ka pasur një pamje si një ditë normale, pasi njerëzit kanë mbushur rrugët e nuk kanë ruajtur as masat e distancimit fizik. Siç shikohet dhe në fotot e publikuara nga LSA makinat janë të shumta në rrugë ku dhe kanë krijuar trafik e ndërsa qytetarët janë dyndur në rrugë.

Nga pamjet shihet se qytetarët bëjnë vetëm xhiro në rrugë, e dyqanet ende vijojnë të qëndrojë të hapura, por pa klientë.