Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Parlament ka shprehur propozimin e tij se të gjithë ata qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që duan të marrin shtetësinë shqiptarë të mos i nënshtrohen testimi të gjuhës dhe historisë.

Në fjalën e tij teksa foli për pr.ligjin për shtetësinë, Balla u shpreh se nuk kanë pse ti nënshtrohen këtij testi qytetarët e një vendi ku gjuha shqipe është zyrtare.

“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, ndaj dhe nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, u shpreh nder të tjera Balla.

Po ashtu, Balla tha se “kërkon mbështetjen për Ligjin “Për shtetësinë”, me qellim qe tu krijohet mundësia e talenteve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, por që mund të aktivizohen për ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi (në sporte të tjera apo në fushën e artit), të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re