Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se fondet e tërmetit në Shqipëri janë përdorur për të blerë kolltuqe luksoze me masazh dhe për të areduar zyra luksoze.

Komentet Meta i bëri gjatë takimit përmbyllës të fushatës se koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kurbin, ku tha se në 14 maj gara do të jetë se kush nga kandidatët e opozitës do ta dërmojë më shumë “Rilindjen”.

Ai shtoi se në 14 maj qytetarët nuk do të intimidohën nga presionet e qeverisë dhe do të votojnë ndryshimin.

“I dashur kryebashkiaku i ardhshëm i Kurbinit, Behar Haxhiu. Edhe 3 ditë dhe Bashkia e Kurbinit, do u takojë kurbinasve. Sepse siç e thotë edhe ish gazetari i zërit të popullit, Behar Haxhiun e keni zgjedhur ju. Na keni dhënë mundësinë që të mbështesim një kandidat që si kryebashiak t’i japë fund një 4 vjeçari bunker të bashkisë së Kurbinit.

Ai do të sjellë transparencën në vend të korrupsionit, që e ka lënë pa ujë Kurbinit. Qytetarët nuk do të intimidohen më as me fatkeqësinë e tërmetit, ku fondet e tërmetit u përdorën për të blerë kolltuqe luksoze me masazh dhe aredim luksoz zyrash. Haxhiu do të bëjë transparente para jush të gjitha të ardhurat që vijnë në Bashkinë e Kurbinit.

Ai për çdo gjë do të konsultohet me ju. Përfundon periudha e arrogancës absolute dhe fillon epoka e transparencës absolute. Ndihem i nderuar të jem këtu me të gjithë ju dhe jam optimist se e vetmja garë që ka Behar Haxhiu është me Pashk Gjonin, Bardh Spahinë dhe Admir Sinamatin, se kush do ta dërmojë më shumë bandën e rilindjes”, u shpreh Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re