Politikania dhe njëherësh kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shala, ka qenë e ftuar në një lidhje me skype me Fax News, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën në Kosovë.

Zgjedhjet që do të mbahen në 17 Tetor, nën kushtet e pandemisë kanë padyshim dhe sfidat e tyre. Sipas Shalës në Kosovë, rreth 70% e qytetarëve me moshë madhore janë vaksinuar, e megjithatë takimet janë bërë me pak njerëz dhe duke respektuar masat.

“Situata është e mirë, edhe pse aktivitetet janë pak të ngjeshura, për shkak të respektimit të masave anticovid, shpresojmë që në 17 Tetor të japim një shembull të mirë. Besoj se do të jetë gjithçka në rregull, mbi 70% e qytetarëve në Gjakovë janë të vaksinuar, po shkon mirë dhe mbarë në komunën tonë”, tha Shala.

Ndërkohë që Shala dha dhe numrin e komunave që Vetëvendosje pritet që ti drejtojë pas zgjedhjeve të së dielës, duke filluar nga Prishtina dhe Gjakova.

“Në të gjitha nivelet përkrahja për Vetëvendosjen është rritur, qytetarët janë mobilizuar që të bëjnë ndryshime dhe në qytetet e tyre. Mezor po presim që të vijë data, dhe të shijojmë fitoren, dhe të bëjmë përparime të dukshme, pasi Gjakova ka mbetur pas.

Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, Mitrovica do të fitohen pa balotazh, ndërkohë që edhe Gjilani do të fitohet nga vetëvendosje edhe pse do të shkohet në balotazh. Qytetarëve të Kosovës u ka munguar një qeverisje që punon për ta, dhe tani qytetarët nuk e zënë shpesh në gojë fjalën korrupsion. Banorët e secilës komunë, duan të largojnë njëherë e mirë pushtetarët që kanë pasur derimë tash.

Qyteti ynë është i dalluar për mbështetjen që iu jep grave dhe vajzave, po pretendojmë që të marrrim sërish komunën përmes një gruaje. VV ka arritur që 40% e përbërjes së grupit parlamentar të jenë gra, duke kaluar kuotën e detyrueshme prej 30%. VV e votojnë 62% vajza dhe gra, kjo tregon se kemi punuar për një barazi gjinore, por që duhet bërë më shumë punë akoma për përfshirjen e vajzave dhe grave”, tha Shala, e cila ka qenë më herët dhe pjesë e UÇK-së.

Nga radhët e vetëvendosjes për të qenë kryetare e Komunës kandidon Mimoza Kusari Lila, e cila ka qenë gruaja e parë që është zgjedhur në krye të një komune në Kosovë, disa vite më parë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re