Ish deputeti, Halit Valteri ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me denoncimin e depozituar në SPAK për presidentin aktual Ilir Meta pasi ky i fundit kishte paguar një kontratë lobimi prej 690 mijë eurosh.

Valteri tha se ajo çfarë donte që të zbulohej ishte burimi i këtyre mijëra eurove të cilat ishin përdorur për lobim. Ndërsa shtoi se besonte se SPAK do të ndërmerrte hetimet e duhura për denoncimin e depozituar.

“Bëhet fjalë për një kontratë lobimi të vitit 2017 të shtetasit Ilir Meta i cili do të shkonte në inagurimin e presidentit Trump. Është një kontratë e firmosur nga Iraklis Fides i cili është kontratuar nga LSI-ja. I gjithë problemi nuk është tek lobimi për presidentin. Por ne duam të dijmë burimin e të ardhurave për 690 mijë euro sepse ne jemi një vend i vogël ku 70% e popullsisë diskuton jetesën në fund të muajit. Është e tepruar që qytetarët të paguajnë qejfet e presidentit.

Meta në dy raste ka bërë kontrata. Herën e parë e ka bërë subjekti “Lëvizja Socialiste për Integrim” pa bërë asnjë lloj transparence. Në rastin e dytë kanë përdorur të njëjtin person i cili është një qipriot dhe nëpërmjet zotit Vangjel Tavo kanë bërë pagesën për 12 muaj.

Gazeta austriake hodhi dritë në këtë skandal. Aty morëm shkas që të mos merrnim indicie nga deklarata të tilla. Sot SPAK i ka të gjitha dokumentet e depozituara dhe tashmë është vetëm çështje vullneti nëse kjo çështje do procedohet apo dosjet do t’i mbulojë pluhuri. Unë besoj se SPAK do ta marrë një nismë të tillë. Tani është që SPAK të fillojë të hapë “petët e lakrorit”. Unë nuk besoj se Bllako dhe Koka e kanë bërë të vetëm atë për të cilën po hetohen”– u shpreh Valteri ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re